Sancho kalon te Chelsea

Jadon Sancho ka nënshkruar kontratë me Chelsean. Mediat britanike shkruajnë se ish-përfaqësuesi anglez ka negociuar me “blutë” deri në fund të afatit kalimtar dhe më në fund ka arritur marrëveshje.

Edhe pse anglezi është transferuar te një rival, kjo marrëveshje është një lëvizje e shkëlqyer për të dy klubet.

Jozyrtarisht thuhet se Sancho është i huazuar nga Manchester United dhe Chelsea është i detyruar t’i paguajë të gjithë pagën. Megjithatë, klubi londinez ka detyrimin që ta blejë kontratën verën e ardhshme për tridhjetë milionë euro. Më herët gjatë ditës së djeshme dështoi mundësia që Sancho të nënshkruante me Juventusin , për shkak të pagës së lartë të futbollistit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *