Mancini lë hapur rikthimit te Italia: Një ditë, mund të fitojmë Botërorin së bashku

Roberto Mancini lë të kuptohet se rikthimi te kombëtarja italiane është një mundësi për të ardhmen, duke shprehur shpresën për një ditë të mundshme që Italia të fitojë Botërorin përsëri. Në një intervistë për “Il Giornale”, Mancini ka theksuar se për të, drejtimi i kombëtares italiane ishte një nder dhe privilegj.

“Është e qartë se ishte pozicioni im ideal. Të stërvitja kombëtaren italiane ishte një nder dhe privilegj i madh për mua. Gjërat nuk shkojnë gjithmonë ashtu siç pret, por sot angazhimi im absolut është me kombëtaren saudite. Kombëtarja italiane mund ta fitojmë sërish Botërorin një ditë”, tha ai.

 Në lidhje me dështimin e Italisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, ai ka shprehur shqetësim dhe zhgënjim, duke theksuar se kjo mund të kishte qenë një mundësi për të bërë një përshtypje të mirë.

“Nëse kam vuajtur këtë verë gjatë Kampionatit Evropian duke mos e parë më veten në atë stol? A mund të mos përgjigjem? – tha Mancini.

“Statistikisht është e pamundur ta fitosh Kampionatin Europian dy herë radhazi. Është e qartë se ne u gjendëm përballë një kombëtareje plot me djem pak më të rinj, me të cilët megjithatë kishim shkuar në fazën finale të Ligës së Kombeve, duke mundur Gjermaninë dhe Anglinë. Kësisoji, do të duhet pak më shumë kohë, edhe pse mendoj, ndryshe nga sa kam lexuar, se lojtarët në fushë janë teknikisht të mirë. Dështimi për t’u kualifikuar në Kupën e Botës? Më rëndon shumë, sepse mund të kishim lënë përshtypje vërtet të mira”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *