Bashkëlojtari i Rashicës bëri asistin e javës në UEFA Europa League

Skuadra e Besiktasit barazoi 3:3 në një ndeshje tejet interesante ndaj Luganos e vlefshme për finalen e playoffit në UEFA Europa League.
Goli i dytë për ekipin turk u shënua nga Fernaneds në minutën e 52’të.
Vëmendja e këtij goli shkoi te asisti i Rafa Silvas, i cili me stil pasoi te bashkëlojtari i tij që shënoi një gol të bukur.
Në këtë ndeshje gol shënoi edhe lojtari shqiptar, Uran Bislimi (Lugano), kurse në fushë ishin edhe dyshja: Milot Rashica dhe Ernest Muçi (Besiktas).
Kujtojmë që ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në Stamboll, ku përcakton të kualifikuarin në fazën finale të UEFA Europa League.