Drita shkëlqen në “Fadil Vokrri”, siguron “play-off”-in

Drita ka shkëlqyer të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe e përmbysur rezultatin ndaj Audas së Letonisë. Me fitoren 3:1, Drita ka siguruar plejofin e Ligës së Konferencës ku do të ballafaqohet me Legian e Varshavës. Ndaj Legias së Varshavës, Drita ishte mposhtur në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës, në edicionin 2020/21. Besnik Krasniqi shënoi për 1:0 në minutën e 75-të nga penalltia, dhe ia siguroi skuadrës së tij vazhdimet. Me të nisur pjesa e parë e vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, Drita u befasua kur pranoi gol nga Mor Talla. Mbrojtësi Raddy Ovouka gaboi dhe këtë e shfrytëzoi sulmuesi i skuadrës nga Letonia. Por në minutën e 102-të, në skenë doli Rron Broja.

Kapiteni i Dritës shënoi me kokë nga afërsia pas asistimit të Blerim Krasniqit. Me kokë gol të bukur shënoi edhe mesfushori tjetër Albert Dabiqaj, për fitoren 3:1, dhe avancimin tutje me rezultatin e përgjithshëm 3:2. Drita të enjten mbrëma e pati edhe përkrahjen e fuqishme nga tribunat, nga “Intelektualët”.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Poloni më 22 gusht, ndërsa ajo kthyese pas një jave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *