Wan-Bissaka largohet nga Manchester United, mbetet në Premierligë

Aaron Wan-Bissaka nuk do të jetë pjesë e Manchetser United për sezonin e ri.

Mbrojtësi anglez do të mbetet në Premierligë, ku pritet të bashkohet me skuadrën e West Ham United.

Klubet janë në negociata të avancuara dhe marrëveshja pirtet të finalizohet gjatë ditës së sotme.

Wan-Bissaka ka rënë dakord me kushte personale javën e kaluar, derisa do të nënshkruaj kontratë deri në vitin 2030.

Testet mjekësore janë planifikuar për tre ditët e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *