Skuadrat elitare i rikthehen garës, sot dy ndeshje

Sezoni i ri i AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll fillon sot me dy ndeshjet e javës së parë. 10 skuadrat që do të garojnë këtë vit janë: Ballkani, Llapi, Drita, Prishtina, Gjilani, Malisheva, Dukagjini, Ferizaj, Suhareka dhe Feronikeli ’74.

Ndeshjet e para të kësaj jave janë Llapi – Gjilani dhe Ferizaj – Feronikeli ’74, të cilat do të zhvillohen sot me fillim nga ora 17:00.

Të dielën, Prishtina do të ndeshet me Suharekën, ndërsa Ballkani do të përballet me Dukagjinin e drejtuar nga Ismet Munishi.

Ndeshja ndërmjet Dritës dhe Malishevës do të shtyhet për një datë të mëvonshme për shkak të angazhimeve të Dritës në Ligën e Konferencës.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar klubet, futbollistët dhe gjithë pjesëmarrësit tjerë në futbollin kosovar në prag të fillimit të edicionit të ri.

Numri një i FFK-së, ka thënë se ky edicion pritet të ofrojë një garë shumë të luftuar dhe me plotë emocione, por mbi të gjitha korrekte.

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm dhe emocionues për të gjithë ne, që e duam dhe mbështesim futbollin – këtë sport magjik, i cili na bashkon të gjithëve. Duke iu dëshiruar të gjitha ekipeve suksese dhe një kampionat me sa më pak lëndime të futbollistëve, i inkurajoj që të na ofrojnë futboll sa më të bukur e të ndershëm. Federata e Futbollit me të gjitha organet kompetente, do të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë për të siguruar mbarëvajtje të garës dhe drejtësi maksimale në fushën e gjelbër dhe jashtë saj”, ka thënë ndër të tjera Agim Ademi në mesazhin e tij.

Programi i javës së parë është si më poshtë:

E shtunë, 10 gusht 2024:

17:00 Llapi – Gjilani

17:00 Ferizaj – Feronikeli 74

E diel, 11 gusht 2024:

19:00 Prishtina – Suhareka 23

17:00 Ballkani – Dukagjini

Drita-Malisheva, shtyhet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *