Atletico Madridi dhe Chelsea afër marrëveshjes, Conor Gallagheri mund të përfundojë në La Liga

Mesfushori i Kombëtares së Anglisë, Conor Gallagher, pritet të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës.
Gallagheri është shumë pranë marrëveshjes me ekipin e Atletico Madrid.
Fabrizio Romano raporton se mesfushori anglez mund të bëhet lojtar i klubit nga La Liga gjatë këtij afati kalimtar me 40 milionë euro që janë ofruar nga skuadra spanjolle.
Gallagherit tani i mbetët të vendosë së bashku me agjentin e tij për të ardhmen, pasi duket se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Enzo Maresca.
Një shitje e tillë i ndihmon edhe Chelseat në rregullin financiar.
24-vjeçari sezonin e kaluar ishte kapiten te blutë e Londrës, pas mungesës së gjatë të Reece Jamesit. Ai zhvilloi 50 ndeshje me ekipin nga Londra në gjitha kompeticionet, shënoi shtatë gola dhe bëri nëntë asiste.