Pas largimit të Hysenit, Gjilani ndan rrugët edhe me Drejtorin Sportiv

Pas largimit të ndihmëstrajnerit, Alban Hyseni, Gjilani ka ndarë rrugët edhe me Drejtorin Sportiv Sallah Sherifin.

Ai ka ushtruar detyrën e Drejtorit Sportiv, në sezonin 2023/24.

“Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet klubit dhe Sallah Sherifit në detyrën e drejtori sportiv ka skaduar me t’u mbyllur edicioni 2023/24.

Sherifi është njoftuar që dyert e klubit mbeten të hapura gjithmonë për të, duke nderuar dhe rrespektuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm ndër vite.

lg.php.gif

Kujtojmë që Sherifi edhe më parë ka ushtruar funksionin e drejtori sportiv në klub dhe gjithashtu ka qenë pjesë e shtabit teknik, si kryetrajner dhe asistent i parë.”, thuhet në njoftimin e klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *