MKRS ia huq misionit që ka, në vend që t’i bashkojë klubet ajo po i kërcënon dhe përçanë

Një rekomandim i dal nga Komisioni për Vlerësim i MKRS-së, ku kërkohet ndalja e ligjit për sponsorizim të klubeve sportive në Kosovë, ka ngjallur shqetësime të mëdha tek klubet e në veçanti tek ato të futbollit të cilat  të ardhurat më të mëdha i kanë nga sponsorët, shkruan Demokracia.com.

Kërcënimi se nuk do ta licencojnë Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe do t’ua ndal sponsorizimin ka bërë që klubet të përçahen dhe të nisin takime të fshehta për të sjellë një tjetër Kuvend në FFK, që duket se edhe është mision i Ministrisë.

Federata e Futbollit e Kosovës vite më parë pas vdekjes së legjendës Fadil Vokrri, kishte sjell në krye të këtij institucioni kryetarin Agim Ademi, pozitë kjo që iu besua edhe për një mandate tjetër në Kuvendin e mbajtur muaj ë parë.

43 delegatë votuan për Agim Ademin, derisa kuvendi u cilësua i rregullt dhe pranueshëm nga UEFA, FIFA e KOK-u. Mirëpo, çuditërisht më këtë nuk u pajtua MKRS që nisi të fus udhëzime administrative vetëm e vetëm për ta penguar FFK që mos të arrijë të licencohet dhe në këtë mënyrë të sjell dëme të mëdha klubeve.

Demokracia.com mëson se sot, disa klube kanë pasur një takim për të shqyrtuar hapët e mëtejshme. Në atë takim ishin përfaqësues të Dritës, Trepçës ’89 e Prishtinës klube këto kryesisht njihen si opozitë e FFK-së. Këtë takim e refuzuan pjesa dërmuese e klubeve tjera, derisa trajneri i Llapit, Tahir Batatina kishte thënë për RTV Dukagjini se ka kaluar koha e takimeve nëpër kafene. Sipas tij FFK-ja është institucion dhe klubet aty duhet të takohen për të gjetur zgjidhje.

Kjo tregon qartë se Ministria në këtë rast ka dështuar duke ngjallur pa pikë nevojë panik tek klubet dhe në njëfarë forme t’i përçaj ato, gjë e cila nuk është në misionin e këtij institucioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *