Agim Ademi, ambasador i shkëlqyshëm i vendit

2 min read

Shkruan: Fekmi Kongjeli

Kosova është në qendër të vëmendjes para finales së madhe të Ligës së Kampionëve. Se individi bën mrekullinë është dëshmuar edhe historikisht dhe me fake. Nuk e di pse, por fotot e fundit të presidentit të FFK-së, Agim Ademit, një natë para finales së Ligës së Kampionëve mes Borussia Dortmund dhe Real Madrid, më kthejnë në fillimet e viteve 1991, kur ne, shqiptarët e Kosovës, këtu në Gjermani, filluam të lobonim për të ndërgjegjësuar situatën në Kosovë. Shpesh përballeshim me mosnjohje se në ish-Jugosllavi ekzistonin 2 milionë shqiptarë! Dhe shpesh na ndodhte që në mbrëmje informative me palën gjermane të ju referohemi edhe në figura individuale të artit, shkencës, sportit dhe politikës, që janë pjesë e 2 milionë shqiptarëve që jetojnë në ish-Jugosllavi, në vuajtje dhe të shtypur. Fotot me personalitetet më të fuqishme të futbollit në botë një natë para finales së madhe, sj Perez, Watzke dhe Alex Ferguson, nuk janë vetëm foto, por janë lobim dhe prezantim, e në të njëjtën kohë, ofertë e sinqertë për ta vizituar Kosovën. Hans-Joachim Watzke është një figurë shumë e fuqishme në futbollin gjerman, një revolucionar në shpëtimin dhe ngritjen e Borussia Dortmund deri në këtë nivel. Një përfaqësues kredibil në DFB. Një njohës dhe mik i Kosovës. Dhe pikërisht ky njeri, me të cilin kam pasur rastin të takohem disa herë edhe para pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, edhe pas pranimit më ka thënë: “Keni një president të federatës shumë simpatik, komunikativ dhe shumë të respektueshëm. Angazhohet të krijojë komunikim me të gjithë në të gjitha eventet që organizohen nën patronazhin e UEFA-së dhe FIFA-së. Vërtet, një Ambasador i shkëlqyeshëm i vendit të tij. Respekt.

(Fekmi Kongjeli është menaxher i licencuar i FIFA-së)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *