Klubi i ri pejan SC Besa thotë se do të garojë në Ligën e Parë

2 min read

Nga sezoni i ardhshëm, skuadra e SC Besa 1923 do të garojë në Ligën e Parë të Kosovës. Këtë njoftim, pejanët e kanë bërë të ditur për opinionin në faqen e tyre zyrtare në ‘’Facebook’’.

Klubi i ri pejan pretendon se do ta zëvendësojë klubin e madh pejan, KF Besa, që u shpall tri herë radhazi kampion në Kosovë.SC Besa 1923 nuk ka treguar se me cilin klub është fuzionuar për të kaluar në Ligën e Parë direkt. Ndërkohë, në qytetin e Pejës kohët e fundit është krijuar edhe një klub tjetër me emrin Besa.

Njoftimi i plotë:
Në vitin e veçantë të 100 vjetorit të themelimit SC BESA 1923 tregoj që po VJEN.
Ekipi i qytetit të Pejës, SC BESA, është gati për t’u rikthyer fuqishëm në skenën e futbollit të Kosovës. Me ngjyrat kuq e bardhë, ashtu siç e njeh Peja dhe Kosova, ky emër i madh në futbollin kosovar po bëhet gati për të garuar përsëri në ligat më të larta.
Nga sezona 2024/25, SC BESA 1923 do të luajë në Ligën e Parë të Kosovës, duke sjellë emocion dhe energji të re në futbollin e qytetit. Ne u bëjmë thirrje të gjithë sportdashësve, sponsorëve dhe mbështetësve të bashkohen rreth ekipit dhe të kontribuojnë për të mbushur përsëri shkallët e stadiumit “Shahin Haxhiislami” gjatë fundjavave. Futbolli i ka munguar Pejës, dhe Peja i ka munguar futbollit.
Le ta rikthejmë së bashku lavdinë e viteve 2005-2007 me djemtë e artë të asaj kohe, për të na dërguar përsëri atje ku e ka vendin SC BESA.
Siç ka thënë edhe Haxhi Zeka në kuvendin e Lidhjes së Pejës:
“Ta mani besën
siç e kemi pasë,
Po majt’ besën nërmjet vedit,
S’ ka ç’ na ban krajli as mbreti…”
Le të bashkohemi për të rikthyer lavdinë e futbollit në Pejë dhe për të përkrahur SC BESA në këtë kapitull të ri dhe emocionues!
Besa-Besë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *