Thomas Tuchel: Sezoni për Bayernin nuk është i dështuar

Trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel, ka pranuar kritikat për dështimin në Bundesligë dhe Kupës DFB. Specialisti tha se sezoni nuk ka mbaruar ende dhe tani bavarezët përballen me një provë të rëndësishme në çerekfinalen e Champions League kundër Arsenalit.

“Sezoni nuk mund të cilësohet si i dështuar. Sezoni përfundon në fund. Kritikat janë të merituara, humbëm Kupën, titullin nuk do ta fitojmë, ky është fakt”, tha Thomas Tuchel.

“Megjithatë, në Ligën e Kampionëve ne jemi duke luajtur në një nivel të lartë deri më tani. Ne kemi arritur objektivin tonë minimal. Shumë ekipe të mëdha nuk arritën deri në çerekfinale. Kjo nuk është aq e lehtë. Do të na duhen dy ndeshje të shkëlqyera për të kaluar tutje, por jemi plotësisht të përqendruar”, tha Tuchel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *