Mësohen katër skuadrat e para çerekfinaliste, Prishtina me fat në penallti

Sot janë zhvilluar katër ndeshjet e para të fazës së 1/8 së finales në Kupën e Kosovës në futboll, me çka kanë nisur garat e stinorit pranveror. Kualifikimin në çerekfinale e kanë siguruar Prishtina, Suhareka 23, Malisheva dhe Vjosa.Fituesja e kupës në edicionin e kaluar, Prishtina biletën për çerekfinale e siguroi pas penalltive, ngase ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve u mbyll pa gola.

Prishtina nga minuta e 29-të luajti me një futbollist më pak në fushë pas përjashtimit të Kushtrim Gashit, por arriti ta menaxhojë mirë lojën. Në serinë e penalltive për Prishtinën realizuan Jalen Blesa, Genc Hamiti, Mërgim Pefqeli dhe Egzon Sinani, teksa te Gjilani dështuan Shend Kelmendi dhe Kushtrim Shabani, ndërsa realizoi vetëm Elton Cale.

Vjosa ka shënuar fitore bindëse në duel me 2 Korrikun, me rezultat 4:1, me golat e Drin Ymerit, Ardian Selimit, Enis Stubllës dhe Fidan Gashit. E fitoreve me rezultat 3:1 iu gëzuan Suhareka 23 dhe Malishava, të cilat mposhtën Prishtinën e Re, përkatësisht Feronikelin 74.

Rezultatet

Suhareka 23 – Prishtina e Re 3:1

Feronikeli 74 – Malisheva 1:3

Vjosa – 2 Korriku 4:1

Gjilani – Prishtina 0:0 – 1:4 pas penalltive

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *