Çfarë e ardhmeje e pret Klopp? Në Gjermani rendisin katër opsione të ndryshme

Një ditë më pare, Jurgen Klopp tronditi Premier League dhe më gjerë, duke njoftuar lamtumirën e tij nga Liverpool-i në fund të sezonit, 9 vite pas mbërritjes në “Anfield”. Trajneri gjerman tha se nuk kishte më energji për të vazhduar, duke vendosur kështu të largohet nga “Reds” në fund të kampionatit.

Më pas do të pushojë, para se të angazhohet sërish në një “stacion” tjetër të karrierës.Por çfarë e ardhmeje e pret Klopp? Ditën e sotme në Gjermani, atdheun e Klopp, po bëhen pyetje se cila do të jetë e ardhmja e trajnerit, pas pushimit që synon të marrë. Opsionet çojnë në një rikthim të mundshëm në Bundesligë, me një aventurë të re romantike te Borussia Dortmund, e cila nuk përjashtohet.

Po kështu, tejet reale janë opsionet e Bayern Munich dhe ekipit kombëtar gjerman. Gjithashtu, nuk mund të përjashtohet as “pensionimi” i mundshëm i trajnerit, pasi në moshën 56-vjeçare mund ta mbyllë karrierën para kohe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *