Zyrtare: Besiktas përjashton pesë futbollistë, shkak paraqitjet e dobëta në fushë

Klubi turk, Besiktas, ka përjashtuar pesë futbollistë nga skuadra, para afatit kalimtar të janarit.
Besiktas ka bërë të ditur se arsyeja e përjashtimit të futbollistëve vjen pas paraqitjeve të dobëta të tyre.
Vincent Aboubakar, Valentin Rosier, Eric Bailly, Rachid Ghezzal dhe Jean Onana janë futbollistët e përjashtuar nga skuadra e Besiktas.
“Informacion nga klubi ynë: 5 lojtarë nga ekipi ynë i futbollit A janë përjashtuar nga skuadra. Koordinatori i Përgjithshëm i ekipeve tona të futbollit Samet Aybaba; Ai njoftoi se Vincent Aboubakar, Valentin Rosier, Eric Bailly, Rachid Ghezzal dhe Jean Onana u përjashtuan nga skuadra për shkak të performancës së tyre të dobët dhe papajtueshmërisë brenda ekipit” – thuhet në njoftimin e Besiktas.