July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Inzaghi: Ne e dimë mirë se çfarë do të thotë derbi i Italisë, nuk firmos për barazim ndaj Juventusit

5 min read

Prag derbi italian për Simone Inzaghin. Trajneri i Interit, i cili vjen në ndeshjen kundër Juventusit i pari në renditje dhe me dy pikë avantazh ndaj bardhezinjve, e prezantoi ndeshjen në një konferencë për shtyp nga Pinetina. Nesër do të garojnë dy mbrojtjet më të mira dhe dy skuadrat që kanë shënuar më shumë.

Cilat tipare të përbashkëta ekzistojnë?

Nesër do të jetë një ndeshje e madhe, në një stadium të mbushur plot. Luan i pari kundër të dytit në renditje, të gjithë e dimë se çfarë do të thotë Juve-Inter. Patjetër do të jetë një ndeshje e rëndësishme për të dyja skuadrat. Të dyja po grumbullojnë pikë, kanë formacione të ngjashme. Do të synojmë të dalim sa më mirë në duelet individuale.

A e prisnit që Juve të ishte kaq afër?

Absolutisht po, Juventusi ka një trajner si Allegri dhe ekip të shkëlqyer. Ata gjithmonë duan të fitojnë, si Interi në fund të fundit. Bardhezinjtë kanë ambicie të mëdha, këtë sezon kanë më shumë kohë për t’u përgatitur për ndeshjet, të gjithë e dimë këtë. Ky është një avantazh i madh. Ne nuk fshihemi, marrim përgjegjësitë tona, angazhimi në disa fronte është stimul për ta përmirësuar veten çdo ditë. Ka momente që thonë se skuadra për t’u mposhtur është Interi dhe të tjera që thonë se jemi dobësuar, por varet gjithmonë nga rezultatet.

Si është Cuadrado?

Bastoni dhe Pavard nuk do të jenë gati, Cuadrado dhe Sanchez do të vlerësohen sot. Sanchez u rikthye dje nga kombëtarja me një ndrydhje të lehtë të kyçit të këmbës, nuk u stërvit dje. Cuadrado bëri stërvitjen e parë të plotë dje. Ai është një lojtar i madh, i cili deri më tani ka pasur një problem me tendinën, që nuk e ka pasur kurrë në karrierën e tij. Do ta vlerësojmë pas stërvitjes së sotme.

Sa e rëndësishme është të bësh mirë nesër?

Shumë, por nuk e konsideroj ndeshjen e nesërme si vendimtare. Do të jetë e rëndësishme, të gjithë e dimë që nesër arrijmë një të tretën e kampionatit. Do të ketë shumë ndeshje më pas dhe të gjithë e dimë se çfarë do të thotë Juve-Inter.

Po çfarë do të thotë në planin psikologjik të imponosh ndeshjen?

Ne do të përpiqemi të luajmë futbollin tonë, e dimë se kemi përballë një ekip kompakt, i cili mbrohet shumë mirë, që ka shumë kampionë dhe që mund ta zgjidhë ndeshjen në çdo moment. Do të duhet të kemi shumë përqendrim në 90 minuta, e dimë se sa e vështirë është të përballesh me Juventusin.

Ju keni një rekord shumë pozitiv me Allegrin në kupë dhe më pak të mirë në kampionat…

Janë të gjitha ndeshje speciale. Me Juventusin kemi fituar shumë në vitet e fundit, veçanërisht finalet dy vite më parë dhe gjysmëfinalen e vitit të kaluar, që na çoi drejt një trofeu. Në kampionat, sezonin e kaluar pësuam dy humbje, ndryshe nga njëra-tjetra. Në Torino, në pjesën e parë të kampionatit, Interi im luajti një ndeshje të shkëlqyer, por nuk arritëm të realizonim mundësi të rëndësishme. Pastaj, në pjesën e dytë humbëm distancën dhe përqendrimin.

A do të nënshkruanit për një barazim?

Jo, kurrë nuk nënshkruaj për barazim në futboll, përveç në një ndeshje kthimi, pasi e kam fituar të parën. Ne do të shkojmë atje të vetëdijshëm për vështirësitë që do të lindin dhe për përparimin që kemi bërë në ndeshjet jashtë fushe. Ne e dimë se nga tani deri më 23 dhjetor do të kemi 8 ndeshje. Katër ndeshjet e ardhshme në Serie A do të jenë kundër tre të parëve të sezonit të kaluar, ndër të tjera të tria jashtë, shto këtu dy ndeshje shumë impenjuese në Champions League, në mes.

Allegri ka më shumë kohë për t’u përgatitur për ndeshjet, pa Kupat e Europës…

Unë mendoj se Juventus dhe Allegri duan të luajnë edhe në kupat evropiane. Ky përjashtim ka ardhur dhe në kampionat ata do të kenë një avantazh. E pamë në katër ndeshjet e para. Me një javë në dispozicion, ndeshja përgatitet në një mënyrë tjetër.

Si ju duk kthimi i axurrëve nga kombëtarja dhe Lautaro?

I kam gjetur mjaft mirë, le të themi se kthehen të lodhur, por nuk është çështje përpjekjesh fizike dhe kohës së lojës. Janë të testuar mendërisht, nga sfidat e lojës brenda apo jashtë. I kam gjetur mirë, të kënaqur me tranzicionin. Lautaro është i lumtur, u rikthye me një fitore, si Sommer dhe Thuram. Sanchez dhe Carlos ishin më pak mirë mendërisht, sepse humbën, por nuk ishte eliminim, gjithsesi.Lojtarët e Interit udhëtuan më shumë kilometra me avion dhe luajtën më pak minuta se lojtarët e Juves.

Si i ndihmoni lojtarët ta kapërcejnë këtë lodhje?

Duhet të përpiqemi t’i rikuperojmë Për ta bërë në mënyrën më të mirë, këtë herë, ngaqë luajmë të dielën, së bashku me stafin iu dhamë një ditë pushimi shtesë, përveç amerikano-jugorëve. Ne duhet të përpiqemi të rikuperojmë energjinë fizike dhe mendore. Nuk janë aq shumë minutat që kanë rëndësi, por rëndësia e ndeshjeve. Rimëkëmbja është gjëja e parë, pastaj nëse ata arrijnë të lumtur, aq më mirë.

Marotta rinovoi dje, si ndiheni për këtë në dhomat e zhveshjes?

Jam i lumtur për të, e meriton. Ka bërë një punë të madhe për Interin. Është një sinjal i madh nga presidenti me konfirmimin e tij.

A prisni Locatelli në fushë dhe Rabiot duke markuar Barella?

Nuk e di se çfarë do të ndodhë, duhet të pyesni Allegrin.Ju keni pësuar më pak se Juventusi, duke luajtur në një mënyrë më sulmuese.

A është Interi, propozimi më i mirë i futbollit në Serie A, deri tani?

Nuk më takon mua të gjykoj. Ka komente, herë të mira e herë më pak të mira, shpesh të ndikuara nga ndeshja që do të luhet. Po punojmë mirë, nga sulmuesit te mbrojtja. Jemi në gati një të tretën e rrugës, sezoni mbetet ende i gjatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *