July 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
July 4, 2026

Bora shtyn ndeshjet në futbollin kosovar

Për shkak të kushteve të rënda atmosferike, reshjeve të pandërprera të borës dhe terreneve të rënduara dy ndeshjet e javës së 15-të të Albi Mall Superligës: Feronikeli 74 – Liria dhe Fushë Kosova – Dukagjini, të parapara për t’u zhvilluar sot, shtyhen për ditën e hënë, me datë 27.11.2023 në orën 13.00, ka njoftuar FFK.

Për të njëjtat arsye shtyhen edhe ndeshjet e javës së 13-të të Ligës së Parë: Rahoveci – Drenica dhe Trepça – Dinamo. Këto dy ndeshje duhet të zhvillohen të dielën, andaj klubet vendase janë të obliguara të caktojnë fushën se ku do t’i luajnë këto ndeshje dhe ta lajmërojnë Komisionin e Garave deri sot në orën 19:00.

Ndërkohë, Komisioni i Garave kërkon nga klubet që janë nikoqire të ndeshjeve që janë në program për t’u zhvilluar të dielën që të jenë vigjilente për mirëmbajten dhe pastrimin e fushave, në mënyrë që ndeshjet të zhvillohen në orarin e parparë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *