July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Bruno Fernandes: Jao Neves? E dua patjetër tek United

1 min read

Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes ka shprehur dëshiron e tij për të pasur mesfushorin e Benfica-s, Joao Neves në Old Trafford.

Neves, 19 vjeç, ka një gol dhe një asist në 18 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon për gjigantët portugez. Me United që kërkon të forcojë mesfushën, adoleshenti është shfaqur si një opsion premtues.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Djajtë e Kuq dërguan vëzhguesit për të parë mesfushorin gjatë ndeshjes së fundit të Benfica-s kundër Sporting.

Fernandes ka thënë se do të dëshironte të kishte bashkëkombësin e tij në Old Trafford, duke parashikuar një të ardhme të ndritur për lojtarin:

Kapiteni i Djajve të Kuq tha për Sport tv Portugal:

“Do të doja ta kisha në United, është një lojtar shumë cilësor! Por është zgjedhja e Joao-s. Ai është lojtar i madh, por kjo varet nga idetë e trajnerit! Ai do të ketë një të ardhme të shkëlqyer, tek United apo diku tjetër”.

Skuadra e Erik ten Hag ka pasur shumë ulje-ngritje në këtë sezon, duke pësuar nëntë humbje në total në tre kompeticione të ndryshme. Kjo përfshin pesë humbje në kampionat, ku ata mbajnë në vendin e gjashtë, nëntë pikë mbrapa kryesuesve të Manchester City pas 12 ndeshjesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *