July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Gliha e quan gënjeshtar Zhegrovën: Ai nuk dëshiron të luajë për Kombëtaren

1 min read

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Primozh Gliha, e ka quajtur gënjeshtar sulmuesin Edon Zhegrova. Ka thënë se ai ka gënjyer se është refuzuar nga Kosova. Ka thënë se ylli i Lillet nuk ka dashur të vijë për Kosovën.

“Zhegrova gënjen, ai nuk dëshiron të luajë për kombëtaren. Unë e ftova Zhegrovën dy herë. E ftova me Andorrën nuk erdhi, e ftova më 10 nëntor dhe nuk erdhi, tha se nuk e lejon klubi”, ka thënë ai pas ndeshjes Zvicër-Kosovë.

Zhegrova ditë më parë doli me reagim publik duke kritikuar Federatën e Futbollit, duke thënë se i është thënë se “nëse nuk vjen për ndeshjen me Izraelin, s’ke çka kërkon as në ndeshjet tjera”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *