July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Zvicra barazon në ndeshjen historike të Xhakës, Kosova ende me gjasa teorike për Euro 2024

2 min read

Përfaqësuesja e Zvicrës ka barazuar në ndeshjen historike të Granit Xhakës.Zvicra të mërkurën në stadiumin “Pancho Arena” në Hungari, barazoi 1:1 në udhëtim tek Izraeli në ndeshjen e Grupit I kualifikues për “Euro 2024”.Kjo ndeshje ishte dashur të luhej muajin e kaluar, por u shty për shkak të situatës në Lindjen e Mesme.

Zvicra barazon në ndeshjen historike të XhakësPërfaqësuesja e Zvicrës ka barazuar në ndeshjen historike të Granit Xhakës.Zvicra të mërkurën në stadiumin “Pancho Arena” në Hungari, barazoi 1:1 në udhëtim tek Izraeli në ndeshjen e Grupit I kualifikues për “Euro 2024”.Kjo ndeshje ishte dashur të luhej muajin e kaluar, por u shty për shkak të situatës në Lindjen e Mesme.Ruben Vargas në minutën e 36-të e shënoi golin për Zvicrën, pas harkimit të Edimilson Fernandesit, që në minutën e 94-të u ndëshkua me karton të kuq.Për Vargasin ishte goli i dytë në shtatë ballafaqimet e këtij cikli kualifikues.Shon Weissman i barazoi shifrat për izraelitet në minutën e 89-të. Goli u pranua pas rishikimit të situatës në VAR.Kapiteni Xhaka e kompletoi ndeshjen dhe shkroi historinë me përfaqësuesen “helvetike”. Për të ishte paraqitja e 119-të dhe e kalon në këtë statistikë Heinz Hermannin. Para 14-të vjetësh, Xhaka ishte shpallur kampion bote me grupmoshën U17 të Zvicrës në Nigeri.Xhaka debutoi te Zvicra në duelin kundër Anglisë në vitin 2011 në “Wembley”. Në atë kohë, në krye të Zvicrës ishte përzgjedhësi Ottmar Hitzfeld.Xhaka ka realizuar në total 14 gola, ndërsa ka kontribuuar edhe me 12 asistime.Te Zvicra nga minuta e 95-të ka luajtur sulmuesi Andi Zeqiri.Xherdan Shaqiri ishte në bankën rezervë.Zvicra që drejtohet nga përzgjedhësi Murat Yakin tani ka 16 pikë, aq sa ka edhe Rumania, por me goldallim më të dobët.Izraeli në vendin e tretë ka 12 pikë. Kosova është e katërta me 10 pikë. Bjellorusia ka gjashtë pikë, kurse Andorra është e fundit me dy pikë.

Zvicra pas tre ditësh luan me Kosovën në Bazel e më pas me Rumaninë si mysafirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *