Barcelona konfirmon lamtumirën e Dembélé: “Ai tashmë është në Paris”

Mateu Alemany, drejtori i futbollit te Barcelona, konfirmoi të martën fundin e çështjes Ousmane Dembélé. “Ai është tashmë në Paris”,- tha ai.
Barça shpreson të shpallë transferimin e anësorit te PSG në orët e ardhshme, megjithëse ajo që mbetet për t’u parë është se sa përqind e 50 milionëve përfundon klubi katalanas. Në parim, 25 milionë i takojnë lojtarit dhe përfaqësuesit të tij , Moussa Sissoko.
Megjithatë, Barça siguroi gjatë turneut në Shtetet e Bashkuara se çështja Dembélé mund të përfundonte në një “diskutim ligjor”, sepse kuptoi që Dembélé nuk kishte respektuar një pjesë të klauzolave të kontratës me të cilat ai mund të shkaktonte largimin e tij nga Barça para 1 gushtit. Me ekstremin tashmë në Paris, është e vetmja çështje që mbetet për t’u zgjidhur.