July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Dani Alves sot në gjykatë për të dëshmuar, braziliani rrezikon 10 vite burg!

1 min read

Dani Alves u procedua penalisht për sulm seksual nga gjyqtari që hetonte denoncimin e bërë nga një 23-vjeçare. Braziliani të mërkurën (2/8) do të dëshmojë sërish për çështjen dhe më pas do të dërgohet në gjykatë, ku do të dëgjohet denoncimi i 23-vjeçares.

Seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura, pasi është pjesë e procesit hetimor. Pasi gjyqtari ta informojë atë për prokurorinë, Alves do të ketë mundësinë të dëshmojë dhe të marrë linjën e mbrojtjes.

Braziliani përballet me një dënim deri në 10 vjet burg, ndërsa ndër të tjera do t’i duhet të paguajë deri në 150 mijë euro dëmshpërblim për vuajtjet mendore të krijuara për 23-vjeçaren.

Kujtojmë se 40-vjeçari ndodhet në burg që prej datës 20 janar, pasi akuzohet për sulm seksual ndaj një vajze në një klub të Barcelonës, më 30 dhjetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *