Xavi për Dembele: Jam i zhgënjyer, nuk e prisja të largohej

Paris Saint-Germain po ecën përpara me transferimin e Ousmane Dembele, pasi ka aktivizuar klauzolën e lirimit prej 50 milionë euro në kontratën e tij me Barcelonën.
Xavi pas miqësores kundër Milanit është pyetur për zhvillimet në rastin e francezit, duke konfirmuar se i ka kërkuar largimit nga skuadra.
Trajneri katalanas pohoi se vendimi i 26-vjeçarit e ka zhgënjyer, ndërsa ka mbetur i befasuar se sa i lumtur ishte 26-vjeçari.
“Do të jem i qartë, Dembele na kërkoi të largohej. Ai na tha se ka një ofertë nga Parisi, se e kanë thirrur. Është një vendim personal dhe nuk mund të bëjmë asgjë.
Më dhemb shumë sepse ne jemi kujdesur mirë për të, ai ishte i lumtur dhe vazhdoi të bënte diferencën, por ai e ka këtë sugjerim, tha se dëshiron të largohet dhe kjo është arsyeja pse nuk luajti.
Është ligji i tregut, ne nuk mund të konkurrojmë me atë propozim, është larg nesh dhe i uroj fat, sepse na ka dhënë shumë, të paktën sa kam qenë unë trajner.
Jam pak i zhgënjyer, po, por ai na tha se kishte folur tashmë me Luis Enrique dhe Nasser Al Khelaifi dhe nuk kishte asnjë mënyrë për ta bindur atë, ne u përpoqëm, por vendimi u mor. E pashë që ishte aq i lumtur sa nuk ishte ajo që prisja”,- ishin fjalët e spanjolit.