June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Malisheva turpërohet në Islandë

Malisheva ka përjetuar një natë për t’u harruar në Islandë, duke u mposhtur thellë nga skuadra islandeze Vikingur Reykjavik, me rezultat 8:0 në ndeshjen e kthimit të raundit të parë të Ligës së Konferencës.

Kjo humbje, e cila është më e rënda ndonjëherë për një skuadër kosovare në garat evropiane, e përmbylli aventurën e Malishevës në arenën evropiane me rezultat të përgjithshëm 9:0, pas humbjes 1:0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Fadil Vokrri”.

Megjithëse në përballjen e parë tregoi organizim dhe rezistencë, Malisheva shkoi në Islandë me besimin se mund të përmbyste disavantazhin minimal, por u përball me një realitet krejt tjetër. Vikingur dominoi nga minuta e parë dhe nuk i la asnjë hapësirë skuadrës nga Kosova për të reaguar.

Për skuadrën e Bekim Isufit, kjo ndeshje shërben si një leksion për të ardhmen, ku niveli dhe intensiteti i garave ndërkombëtare kërkojnë përgatitje dhe eksperiencë më të madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *