Gazetari i njohur i RTK-së, Artan Muhaxhiri, në një postim në rrjetet sociale ka vlerësuar vizionin dhe rolin udhëheqës të...
Year: 2025
Gazetarja e njohur sportive, Qeqa Krelani, ka shpërndarë një reagim të ngrohtë, emocional dhe njëkohësisht me doza satire, teksa e...
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka shpërndarë një mesazh tejet emocional dhe motivues pas suksesit historik...
Kur Federata e Futbollit të Kosovës njoftoi emërimin e Franco Fodës si përzgjedhës të ri, reagimet ishin të përziera: një...
Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës në shtëpi ndaj Anglisë. “Kuq e...
Pas një fitoreje të fortë në El Clasico ndaj Barcelonës, megjithëse me një diferencë të ngushtë, Real Madridi pritej të...
Sot (e shtunë) është në program për t’u zhvilluar ndeshjes e Kombëtares së Kosovës në udhëtim te Sllovenia, në kuadër...
Janë caktuar tashmë edhe zyrtarisht gjyqtarët e ndeshjes së Kombëtares së Kosovës ndaj Sllovenisë, e planifikuar për të shtunën mbrëma....
Kombëtarja U21 e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit në stadiumin “Dasaki Achnas” të Larnakës, në prag të ndeshjes...
Kombëtarja e Kosovës po vazhdon me intensitet përgatitjet për ndeshjen e parë vendimtare të këtij muaji në kualifikimet e Botërorit 2026 kundër Sllovenisë, e cila zhvillohet të shtunën në stadiumin “Stozice” në Lubjanë. Edhe në seancën e sotme stërvitore, përzgjedhësi Franco Foda ka vënë theksin te aspektet taktike, duke punuar intensivisht në tranzicionin e lojës mes reparteve. Lajmi më i mirë është se të gjithë futbollistët janë në gjendje të shkëlqyer fizike dhe të gatshëm për lojë, shkruan faqja zyrtare e FFK-së. Atmosfera brenda kampit të Dardanëve është tejet pozitive. Të gjithë e presin me padurim këtë ndeshje me besim të lartë për një rezultat pozitiv, i cili do t’i siguronte Kosovës pjesëmarrjen në 'play-off', por njëherësh do ta mbante edhe në garë për kualifikim direkt. Optimizmin e tyre për sukses e shfaqën pas stërvitjes edhe mbrojtësit Mërgim Vojvoda dhe Dion Gallapeni. Ata e vlerësuan Slloveninë si kundërshtar të vështirë, por paralajmëruan se në ndeshje do të hyjnë vetëm për fitore. "Grupi është duke stërvitur shumë mirë, jemi gati për lojë. E dimë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe po e presim me hastret të shtunën. Është një ndeshje si finale dhe secili prej nesh dëshiron të fitojë. Ia dimë aftësinë Sllovenisë, prandaj edhe po përgatitemi shumë mirë. Do të luajmë si në një finale dhe do të shkojmë për tri pikë. Një pikë është e mirë, por kur hyn në fushë luan për fitore dhe ne po shkojmë për fitore", tha Vojvoda. Ndërkaq, Gallapeni tha se këto dy ndeshje janë jetike për Dardanët dhe dëshirojnë të shkruajnë historinë. "Sot ishte dita e katërt e stërvitjes dhe po përgatitemi maksimalisht për ndeshjen kundër Sllovenisë. Atmosfera në grup është shumë pozitive dhe përgatitjet po shkojnë në mënyrë perfekte. Këto dy ndeshje janë jetike për kombëtaren. Është një motiv shtesë për t’i luajtur sepse e dimë se nëse i fitojmë këto dy ndeshje do të arrijmë diçka historike për Kosovën. Sllovenia është një ekip shumë kompakt në mbrojtje, por edhe atyre u duhen tri pikët dhe po ashtu edhe ne shkojmë për tri pikë, kështu që shpresoj se do të jetë një lojë e hapur", tha Gallapeni. Kombëtarja nesër do ta zhvillojë stërvitjen e fundit në orët e paraditës, para se të niset drejt Lubjanës, aty ku do të kërkojë fitoren që afron ëndrrën e kualifikimit.
