June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Zyrtare: Vjen largimi i radhës nga skuadra e Dritës

Ilir Blakçori është futbollisti i radhës që është larguar nga Drita, shkruan Futbolli.info.

Njoftimi ka ardhur nga vet skuadra gjilanase përmes një postimi në facebook ku kanë falenderuar mbrojtësin llapjan për kontributin e dhënë deri tash në skuadrën e Dritës. Nga Drita zyrtarisht është larguar edhe Hamdi Namani.

Blakçori, Dritës iu bashkua në vitin 2019 dhe nga atëherë ka pasur paraqitje të mira duke e fituar edhe titullin e kampionit.

“Ju njoftojmë që me marrëveshje të dyanshme kemi mbyllur bashkëpunimin me mbrojtësin tonë Ilir Blakçori. Blakçori erdhi te ne në sezonin 2019/20 dhe gjatë periudhës katër vjeqare arriti 132 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Klubi jonë e falënderon ILIRIN për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në nhjoftimin e Dritës. /Futbolli.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *