September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 7, 2026

Zyrtare: Sahiti firmos me Hamburgun

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Emir Sahiti ka bërë hap të rëndësishëm në karrierë.

Të premten mbrëma, Sahiti firmosi me klubin e njohur gjerman, Hamburg.

Hamburgu garon në Bundesliga 2, ndërsa 25-vjeçari është transferuar nga Hajduku i Splitit.

“Hamburgu është klub i madh me tifozë të shkëlqyer. Mezi pres të dal në fushë dhe të jap më të mirën”, ka thënë Emir Sahiti për sajtin zyrtar të Hamburgut.

Ai luajti për kohë të gjatë për Hajdukun. Sahiti luan sulmues krahu dhe është ftuar nga përzgjedhësi Foda për ndeshjet e shtatorit kundër Rumanisë dhe Qipros.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *