February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 13, 2025

Zyrtare: Mërgim Berisha ftohet nga Gjermania për miqësoret e marsit

Edhe pse Kosova është duke e pritur që një kohë të gjatë, Mërgim Berisha është ftuar nga Kombëtarja e Gjermanisë për ndeshjet e muajit mars.

Gjermania do t’i luajë dy ndeshje miqësore në mars, pasi që është organizatore e Kampionatit Evropian dhe nuk merr pjesë në eliminatore.

Image

Me këtë rast gjasat që Berisha t’i bashkohet Kosovës shkojnë në një pikë minimale, sidomos nëse paraqitet mirë për Gjermaninë.

Viteve të fundit, Kosova ka humbur një numër të konsiderueshëm të futbollistëve cilësorë, shumë prej të cilëve po preferojnë të luajnë për shtetet tjera.

Ka pasur raste kur edhe ekipet e shpresave të Kosovës janë braktisur për të luajtur për shtete tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *