April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Zvicra e shqiptarëve është pengesa e parë në fazën nokaut për kampionin e Evropës

Italianët mbërritën në Gjermani si kampionë në fuqi, por askush nuk i shihte si favorit për një tjetër titull evropian. Ndërrim brezash, teksa brezi i i ri nuk solli asnjë emër të vetëm “të fortë”. Ylli më i madh i Azzurrve është portieri Gianluigi Donnarumma, por ai nuk ka as karizmën dhe as fuqinë për të qenë një lider si Buffon.

Zviceranët, ndryshe nga Azzurrët kanë lojtarë që janë të aftë të zgjidhin ndeshjet vetë. Është fakt se skuadra e Murat Yakin fitoi vetëm një ndeshje – atë kundër Hungarisë, megjithatë, ata barazuan me skocezët e ndërlikuar, të cilëve u mungon shumë cilësia, por luftojnë deri në fund dhe Gjermaninë mikpritëse të turneut. Dhe një barazim më se i merituar.

Tradita është e rëndësishme në krahun e skuadrës së Spalletit, por nuk janë të rralla as barazimet ndërmjet këtyre dy ekipeve. Ndër të tjera, në dy takimet e fundit të luajtura në eliminatoret për Botërorin e Katarit rezultatet kanë qenë 1-1 dhe 0-0.

Ndeshja Zvicër-Itali zhvillohet sot në orën 18:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *