Zidane favorit për të marrë drejtimin e PSG-së

Zinedine Zidane do t’i rikthehet rolit të trajnerit sezonin e ardhshëm. Lajmin e ka publikuar “Mundo Deportivo”, duke cituar persona të afërt me francezin, të cilëve ai u ka treguar se po rikthehej.
“Ka dy klube që janë opsione për Zidane. Çuditërisht, njëri është Real Madridi. Zidane ka një marrëdhënie të shkëlqyer me presidentin Florentino Perez. Tjetri është PSG, klub me të cilin ka negociuar verën e kaluar”, shkruan “Mundo Deportivo”.
Zidane përflitet se është më afër PSG-së sesa Realit, nga i cili u largua dy vite më parë. Trajneri i PSG-së, Christopher Galtier është afër dorëheqjes pas rënies nga Liga e Kampionëve dhe Zidane është favorit për ta pasuar atë.
“Mundo Deportivo” thekson se ardhja e Zidane do të nënkuptonte shumë ndryshime në skuadër dhe më e madhja do të ishte transferimi i Neymar për një shumë prej rreth 70 milionë euro.