February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 13, 2025

Zhegrova i jashtëzakonshëm, futet në fund dhe realizon dy gola për t’i dhënë fitoren Lilles

don Zhegrova ka festuar dy ditë më parë ditëlindjen e 24-të, por ai sot i ka bërë vetës dhuratë dy gola.

Sulmuesi kosovar ka qenë në bankën rezervë në sfidën Lille – Lorient, derisa inkuadrimi i tij erdhi në minutën e 82-të, pranë rezultatit baras 1-1.

Ishte minuta e 89-të e ndeshjes, kur reprezentuesi kosovar u asistua nga Gomes dhe realizoi për epërsinë e Lille 2-1.

E dy minuta më vonë, më saktësisht në 90+1, prishtinasi gjeti golin e dytë personal në këtë duel pas asistimit nga Bayo.

Me dy golat e sotëm, Zhegrova shkon në kuotën e tre golave dhe katër asistimeve në elitën e futbollit francez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *