June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Zhdrella për Ballkani.info komenton shortin për Europa League: I vështirë por jo i pakalueshëm

Llapi ka mësuar sot kundërshtarin e saj në Ligën e Evropës në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës.

Skuadra e Tahir Batatinës ishte e pafat pasi do të ndeshet me skuadrën polake Wisla Krakow një rival bukur i madh.

Drejtori sportiv i kësaj skuadre Mentor Zhdrella në një bisedë për Ballkani.info e ka komentuar shortin duke e cilësuar si mjaft të vështirë por jo edhe të pakalueshëm.

“Ne e kemi ditur që në këtë kompticion të gjithë kundërshtarët janë cilësorë”, ka thënë fillimisht Zhdrella duke shtuar.

“Ne tashmë kemi marrë informacionet e para për kundërshtarin dhe do vijojmë t’i analizojmë ata deri në detajet e fundit që të kalojmë tutje në raundin tjetër. Besoj në ekipin që kemi dhe nuk kam dyshim që do t’ia dalim”, ka përfunduar Zhdrella.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *