April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 13, 2026

Yakin: Xhaka dhe Shaqiri të bëjnë maksimumin për të fituar, mund të jemi miq para dhe pas ndeshjes

Kombëtarja e Kosovës nesër do të jetë nikoqire e Zvicrës, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Në prag të kësaj ndeshje, këtë të premte në konferencën për media në Prishtinë u paraqit Murat Yakin.

Përzgjedhësi i Zvicrës fillimisht tha: “Pres një Kosovë të motivuar. Na njohin mirë dhe sigurisht që ne synojmë të fitojmë ndeshjen. Kosova ka lojtarë shumë të mirë. Nuk duhet t’i lejojmë të bëjnë lojën e tyre”.

“E di që disa lojtarë kanë pasë emocione të shtuara. Gjithçka duhet të lihet anash pas fillimit të ndeshjes. Xhaka dhe Shaqiri janë profesionist, duhet të bëjnë maksimumin për të na ndihmuar të fitojmë”, shtoi ai.

“Ne mund të jemi miq para dhe pas ndeshjes (qesh). Por, ne jemi këtu për tre pikët”, deklaroi mes tjerash Yakin.

Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës do të zhvillohet nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *