June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Xavi e quan një yll të Barcelonës si ‘zemrën e ekipit’ – nuk është një nga blerjet e reja

Barcelona mori të shtunën një fitore të madhe ndaj Real Betis me rezultat 5-0, ku shkëlqyen edhe ardhjet e reja.

Edhe pse nuk shënoi, Gavi mori shumë lëvdata nga trajneri Xavi Hernandez pas ndeshjes.

“Është e vështirë për mua të heq Gavi nga fusha. Ai është i shpejtë, bën rikuperime, presion të madh”.

“Gavi është zemra e ekipit, ai është një lojtar thelbësor. Shumë thanë se ai do të luante më pak këtë sezon, por ai është një futbollist shembullor”, ka thënë Xavi.

Gavi ka startuar në çdo fitore për Barçën këtë sezon, duke shënuar një gol dhe duke i ndihmuar ata të dominojnë shumë ndeshje.
Duket qartë se është një nga të preferuarit e Xavit dhe pritet që edhe në të ardhmen të luajë si startues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *