April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

Xabi Alonso: Humbëm një ndeshje që mund të mbyllej në barazim

Real Madrid u mposht 1-0 nga Liverpool të martën në “Anfield” në raundin e katërt të Ligës së Kampionëve, duke ndërprerë ecurinë e tyre pozitive dhe duke lënë trajnerin Xabi Alonso të zhgënjyer. “Ishte një ndeshje e ekuilibruar. Në pjesën e parë filluam pak ngadalë, por më pas u përmirësuam. Në fund, pranuam disa goditje të panevojshme nga këndi dhe faulle, që na penalizuan”, tha Alonso.

Trajneri theksoi se pjesa e dytë ishte vendimtare dhe humbja mund të ishte shmangur: “Humbëm iniciativën dhe u bë e vështirë të krijonim raste. Provova të fillojmë me një mesfushor të katërt, duke vendosur Arda Güler në qendër, por nuk mjaftoi”, tha ai.

Alonso bëri një dallim mes këtij rezultati dhe humbjes 5-2 ndaj Atletico Madrid: “Kjo humbje nuk ka të bëjë me atë të Metropolitano. E mbajtëm mirë fushën dhe ndeshja ishte e ekuilibruar. Mund të kishte përfunduar edhe me barazim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *