April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Wayne Rooney parashikon se në cilën pozitë do ta përfundojë kampionatin Man United

Wayne Rooney parashikon një sezon shumë më të mirë për Manchester United, ndërsa i bën thirrje klubit të tij të vjetër të përforcohet në një repart kyç. 

Legjenda e “Djajve të Kuq” ka parashikuar se skuadra e Ruben Amorim do ta përfundojë sezonin 2025/2026 në vendin e pestë në Ligën Premier, ndërsa ka mbështetur Liverpoolin që të mbrojë titullin kampion. 

39-vjeçari beson gjithashtu se Manchester United ka nevojë për një mesfushor të rëndësishëm, i cili do t’i ndihmojë të kenë më shumë kontroll në lojë dhe të rrisin nivelin e performancës. 

“Mendoj se u duhen ende një ose dy përforcime, por shoh qartë çfarë po përpiqet të bëjë Amorim. Gjërat duken më mirë për Manchester United dhe mendoj se do të arrijnë të futen në pesëshen e parë”. 

“Shpresoj që ta arrijnë, sepse kurrë nuk i dihet. Por ende do të doja të shihja një mesfushor të fortë, i cili mund të kontrollojë lojën dhe të ndihmojë në ndërtimin e aksioneve”. 

“Më duhet ende një përforcim tjetër. Bruno? Do të doja ta shihja më përpara në fushë, kjo do t’i jepte atij më shumë liri për të sulmuar dhe të ketë ndikim në lojë”, ka thënë Rooney. 

Manchester United përfundoi sezonin e kaluar në vendin e 15-të, pa fituar asnjë trofe, ndaj presioni mbi trajnerin Ruben Amorim është i madh për të përmirësuar dukshëm rezultatet këtë sezon. 

Klubi ka shpenzuar mbi 200 milionë euro për transferime gjatë kësaj vere, ndaj pritshmëritë janë të larta dhe justifikimet nuk do të tolerohen nëse rezultatet mungojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *