Vjen mesazhi fantastik i presidentit të FFK-së për Xhakën e Shaqirin

Fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë në Botërorin “”Qatar 2022” ka gëzuar pa masë shqiptarët kudo që janë. Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka kanë shkëlqyer sërish kundër serbëve provokues e ofendues, duke e çuar Zvicrën tutje në 1/8 e finales, e Serbinë duke e kthyer në shtëpi. E një mesazh i veçantë për dy ambasadorët e futbollit shqiptar ka ardhur edhe nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

“Ata shkëlqejnë në fushën e blertë kur më së shumti ka nevojë ekipi por edhe bashkatdhetarët e tyre”, ka shkruar ndër të tjera Ademi.

https://www.facebook.com/120081126451400/posts/pfbid02XhwwXKrKMmvExdjyJzq2FUZcyoRL416WLamHcWocFSpCgVpqk9PxEPQk7fMGoBUWl/?mibextid=Nif5oz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *