Vedat Muriqi shënon supergol, por nuk i mjafton Mallorcas (Video)

Mallorca nuk ia doli të mposhtë Espanyolin në ndeshjen e sotme në La Liga, duke u mundur me rezultatin minimal 2-1.
Vendasit e nisën mirë ndeshjen duke shënuar në minutën e 22′ me një gol të Braithwaite. Por miqtë nuk qëndruan pasivë dhe u kundërpërgjigjën me një gol spektakolar të sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, në minutën e 41′.
Ndeshja vazhdoi me barazim 1-1 deri në minutën e 51′, kur Braithwaite shënoi gol vendimtar për Espanyolin.
Në këtë ndeshje Espanyol nuk pati mundësinë të përdorte mesfushorin shqiptar, Keidi Baren.
Pas kësaj ndeshjeje të rrethit të 23-të të La Ligës, Espanyol ngjitet në vendin e 12-të me 27 pikë, ndërsa Mallorca qëndron në vendin e 8-të me 31 pikë.
Shikoni golin e Vedat Muriqit I Video