September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 6, 2026

Vazhdojnë kualifikueset për Botërorin 2026, këto janë ndeshjet që do të zhvillohen

Gjatë këtyre ditëve janë zhvilluar ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2026.

Sonte do të zhvillohen 8 ndeshje të grupeve të ndryshme me Gjeorgjinë dhe Bullgarinë, që luajnë ndeshjen e parë në orën 15:00.

Ndeshjet tjera do të jenë ato Lituani-Holandë dhe Maqedoni e Veriut-Lihtenshtajn që zhvillohen në të njëjtën kohë, në orën 18:00.

Vëmendja kryesore do të jetë në ndeshjen Turqi-Spanjë, ndeshje kjo që shihet si një mini El-Clasico, pasi që vihen përballë Arda Guleri i Real Madridit dhe Lamine Yamal i Barcelonës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në orën 20:45, në të njëjtën kohë sikurse ndeshjet Belgjikë-Kazakistan, Gjermani-Irlandë e Veriut, Luksemburg-Sllovaki dhe Poloni-Finlandë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *