June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Kosova pret të paraqitet me fytyrë tjetër ndaj Suedisë

Federata e Futbollit e Kosovës ka thënë se stafi teknik dhe lojtarët e Kombëtares janë të vendosur për të reaguar me paraqitje më të mirë në ndeshjen me Suedinë, pas humbjes 4:0 ndaj Zvicrës të premten në Bazel.

Sipas një njoftimit nga FFK-ja, ekspedita e kombëtares është kthyer pasditen e së shtunës në Prishtinë.

Futbollistët kanë zhvilluar një seancë rigjeneruese. Ata që ishin mbrëmë në fushë kanë kryer ushtrime në fitnes, e pjesa tjetër stërvitje të lehtë në terren.

“Tashmë, kombëtarja dardane ka lënë pas krahëve sfidën në Bazel dhe është e përqendruar tërësisht në ndeshjen e së hënës në “Fadil Vokrri”, ku është duke u bërë analiza e Suedisë dhe përgatitja sa më e mirë e kësaj përballje jo të lehtë. Stafi teknik dhe lojtarët janë të vendosur për të reaguar me paraqitje më të mirë dhe për të dhënë maksimumin në fushë”, thuhet në njoftim.

Kosova e pret Suedinë të hënën në mbrëmje në Prishtinë, në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *