April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

UEFA “pasurohet” nga gjobat, gjysma e tyre u shqiptuan për shtetet ballkanike

Federata Evropiane e Futbollit – UEFA deri më tani ka dhënë shumë gjoba dhe sanksione monetare në Kampionatin Evropian 2024. Nga pjesa aktuale e turneut, UEFA arkëtoi gati 1.3 milionë euro vetëm nga federatat e futbollit. 

Është interesant fakti se gati gjysma e kësaj shume vjen nga gjobat për vendet e Ballkanit. Në krye të “listës” së federatave të penalizuara është ajo e Kroacisë, pasi do të duhet të paguajë 220.875 euro. Ata pasohen nga Shqipëria me 171,375 euro dhe Serbia me 166,625 euro. 

Asnjë vend tjetër nuk është gjobitur të paguajë me një shifër më të madhe se 100,000 euro. Turqia dhe Zvicra janë ende afër kufirit. Është interesante se tri federata nuk kanë gjoba fare, përkatësisht Franca, Sllovakia dhe Spanja.

Përjashtim bën Gjermania, e cila nuk ka dënime për shkak të sjelljeve jo të duhura të tifozëve, por për shkak të dështimeve organizative.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *