June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

U nda keq me rumunët, ylli shqiptar ka dy oferta nga Kosova

Herald Marku dhe Uta Aradi në Rumani kanë përfunduar gjyqin në FIFA. Mesfushori ka fituar dëmshpërblimin për pagat e papaguara dhe bashkë me to dhe statusin e lojtarit të lirë, duke zgjidhur kështu kontratën që e kishte mbajtur peng.

28- vjeçari u transferua një vit më parë nga Vllaznia në Rumani ku luajti 17 ndeshje si titulluar para se të niste problematika financiare në klubin rumun. Marku u kthye në muajin maj në Shqipëri dhe vetëm sot ka fituar në FIFA të drejtën për të vijuar karrieren si lojtar i lirë.

Nga Kosova duket se duan të bëjn çmos për të marrë Markun në skuadër. Gjilani dhe Drita mësohet se po provojnë prej disa ditësh ta bindin mesfushorin për një transferim në Superligën e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *