June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

U hodh shorti për rrethin e parë të Kupës së Kosovës për femra 

Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për rrethin e parë të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave. Në këtë rreth do të zhvillohen katër ndeshje, të cilat pritet të jenë rivalizuese.

Në shortin e hedhur, krahas përfaqësuesve të klubeve, ishin të pranishëm edhe Valbona Gashi Uka, shefe e futbollit të femrave, Agron Shosholli, anëtar i Komisionit të Garave dhe Bujar Abdullahu, administrator i ligave të femrave.

Ekipet kryesuese të Superligës së Kosovës, përkatësisht Mitrovica, Dukagjini, Malisheva dhe Ulpiana, do t’i bashkohen garave në rrethin e dytë.

Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen në mars 2025 dhe do të jenë si më poshtë:

Llapi – Vizioni
Presingu – Intelektualet
Prishtina – Feronikeli
Kosova VR – Jakova

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *