February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 13, 2025

Trepça ’89 – Gjilani, cila skuadër ka bilanc më të mirë në pesë takimet e fundit

Trepça ’89 dhe SC Gjilani do të përballen të mërkurën në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës.

Të dy skuadrat në këtë ndeshje vijnë pas humbjeve në Superligën e Kosovës, Trepça ’89 u mposht nga Ferizaj me rezultat 1-0, me rezultat të njëjtë po ashtu u mposht edhe Gjilani në derbin lokal ndaj Dritës.

Trepça ’89 u kualifikua në çerekfinale të Kupës së Kosovës pas fitores me rezultat zyrtar 3-0 ndaj Feronikelit 74, raporton Gazeta Enigma.

Gjilani u kualifikua me lehtësi në çerekfinale duke e mposhtur Vjosën me rezultat 4-0.

Formë më të mirë në pesë ndeshjet e fundit ka Gjilani, duke i shënuar tri fitore, një barazim dhe vetëm një humbje.

Kurse, fomë më të dobët ka Trepça ’89 duke i pësuar tri humbje, një barazim dhe vetëm një fitore.

Në pesë ndeshjet e fundit ndërmjet këtyre dy ekipeve, Gjilani ka bilanc më të madh me tri fitore, një ndeshja ka përfunduar me barazim dhe vetëm një fitore e Trepçës ’89.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *