Tradh.tar lind, nuk bëhesh!
Deklaratat e fundit të Blerim Xhemailit pas zgjedhjes së Leon Avdullahut për të përfaqësuar Kosovën, janë fyerje për të gjithë ata që e kanë ndjerë dhe e kanë zgjedhur vendin e tyre me zemër. Xhemaili, i cili dikur vetë ia ktheu shpinën Kosovës dhe Shqipërisë për Zvicrën, sot flet për “humbje” dhe vendim jo të duhur të lojtarit.
Por e vërteta është e thjeshtë: kush nuk e ka ndjerë kurrë thirrjen e gjakut dhe të flamurit, nuk mund të gjykojë ata që vendosin të sakrifikojnë për të. Në vend që të përdoret si “shembull” për t’i mbajtur talentet shqiptare larg Kosovës, rasti i tij duhet të shërbejë si kujtesë se tradhtia nuk justifikohet kurrë me karrierë.
Kosova nuk është humbje i nderuar Blerim Dzemaili. Kosova është fitore për ata që e zgjedhin me zemër. Dhe kjo është diferenca mes një lojtari që bëhet legjendë si Leon Avdullahu dhe një tjetri si ti që mbetet peng i zgjedhjes së vet.
