April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 20, 2026

Tjetër sukses i FFK-së, pranohet në Konventën e UEFA-s për Licencën Fitness B për trajnerë

Federata e Futbollit e Kosovës ka marrë konfirmimin zyrtar nga UEFA për pranim në Konventën e Trajnerëve në nivelin shtesë të diplomës Fitness B, pas përfundimit me sukses të kursit të parë për UEFA Fitness nga Departamenti i Edukimit në FFK.

Në shkresën e UEFA-s, e nënshkruar nga Shefi i Zhvillimit të Trajnerëve në UEFA, Kris Van Der Haegen, konfirmohet se raporti pozitiv i vlerësimit për kursin inaugurues për Fitness është shqyrtuar dhe miratuar nga paneli përkatës i UEFA-s, duke i hapur rrugë FFK-së për anëtarësim në këtë nivel të ri të Konventës.

Me këtë vendim, FFK tashmë ka të drejtë të organizojë dhe të lëshojë diploma dhe licenca UEFA Fitness B për kandidatët që përmbushin kriteret dhe përfundojnë me sukses programin përkatës, në përputhje me standardet dhe rregulloret e UEFA-s.

Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në avancimin e sistemit të edukimit të trajnerëve në Kosovë dhe në ngritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e përgatitjes fizike. 

Departamenti i Edukimit në FFK do të vazhdojë të ofrojë programe cilësore dhe të harmonizuara plotësisht me standardet evropiane, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e futbollit në vend.

Pranimi në nivelin Fitness B dëshmon punën serioze dhe të qëndrueshme të FFK-së në ndërtimin e një strukture moderne të edukimit të trajnerëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *