Tifozët e Romës marrin lajmin e mirë përpara finales!

Paulo Dybala ka kaluar dëmtimin dhe duket se është gati për ndeshjen finale të Europa League, që do të vërë përballë Romës skuadrën e Sevillas.

Një lajm ky shumë i bukur për trajnerin Jose Mourinho, klubin “verdhekuqtë” dhe për tifozët.

Sipas raportimeve të medieve italiane, sulmuesi mund ta nisë finalen që nga minuta e parë, megjithatë gjendja e tij do të vëzhgohet me shumë kujdes deri në minutën e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *