February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 13, 2025

Ten Hag: Dy autogola, dy dëmtime, duket sikur të gjithë na kanë mallkuar

Skuadra e Manchester United barazoi 2-2 ndaj Seviljes në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League luajtur në “Old Trafford”. Vendasit nuk arritën të mbrojnë një avantazh 2-0 që krijuan në pjesën e parë, duke pësuar dy autogola në 10 minutat e fundit, duke qenë vërtet të pafat.

E kishim ndeshjen në dorën tonë dhe pas avantazhit 2-0 mund të kishim shënuar edhe 2-3 gola të tjerë. Më pas humbëm kontrollin, pësuam dy autogola, patëm dy dëmtime dhe u detyruam të bëjmë disa zëvendësime. Momente të pafat, duket sikur na mallkuan”, tha trajneri Erik ten Hag.

“Një fat i keq me të cilin duhet të përballemi. Gjithsesi, kemi edhe një ndeshje të kthimit për të luajtur. E di që mund të bëjmë më mirë me këta lojtarë që kam në dispozicion në këtë pjesë të mbetur të sezonit. Dëmtimet e Martinez dhe Varane ndikuan, shpresoj të mos kenë asgjë të rëndë”, tha trajneri i Manchester United.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *