February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 15, 2025

“Të gjitha ekipet do të eliminohen”, Cassano tallet me skuadrat e Serie A në Evropë

Ish-ylli i Italisë, Antonio Cassano, ka hedhur poshtë suksesin e ekipeve të Serie A në Evropë, duke u tallur me ta në një prononcim të fundit për media.

Milani, Interi dhe Napoli janë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, siç janë Roma dhe Juventus në Ligën e Evropës dhe Fiorentina në Ligën e Konferencës.

Megjithatë, ish-sulmuesi i klubeve të mëdha italiane, Cassano është tallur me këto skuadra duke thënë se të gjitha do të eliminohen.

“Shumë nga gazetat këtu thonë se ne po rizbulojmë anën mbrojtëse të lojës këtu, por unë mendoj se kjo është një m**”, ka thënë fillimisht Cassano.

“Është sikur po luajmë futboll nga dhjetë vjet më parë, ju mund të shikoni futboll të shkëlqyer diku tjetër, por jo këtu. Gjërat po shkojnë mirë këtë sezon, por jo në planin afatgjatë”.

“Ne luajmë me një ritëm të ulët, pa ritëm të lojës, është thjesht ‘katanaço’ pa ide”.

“Roma, Interi dhe Juventusi do të eliminohen nga skuadra më të dobëta në letër”, përfundoi ish-sulmuesi italian. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *