June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Sylvinho: Pjesëmarrja në Evropian është fantastike

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka deklaruar gjatë konferencës për shtyp se pjesëmarrja në “Euro 2024” është fantastike dhe ka falenderuar shqiptarët për kontributin.

“Unë falenderoj të gjithë njerëzit për kontributin që kanë dhënë për Shqipërinë. Pjesëmarrja në këtë europian është fantastike. Unë kam marrë pjesë dhe në botëror dhe ishte një eksperiencë gjigante”.

Më tej, ai tha se në ndeshje do provojë disa lojtarë të rinj me qëllim që t’i aktivizojë.

“Një pyetje e komplikuar. Ne po përgatisim lojtarët, ekipin në mënyrë që të gjithë të japin kontributin e tyre të gjithë. Ne do provojmë disa lojtarë të rinj me qëllim që t’i aktivizojmë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *